Studenti Mevlan Ademi, i cili ishte ndër organizatorët e protestave më 6 prill, i është përgjigjur presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, e cila mbrëmë në një...
Studenti Mevlan Ademi, i cili ishte ndër organizatorët e protestave më 6 prill, i është përgjigjur presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, e cila mbrëmë në një emision duke folur për provimin e Jurisprudencës, tha se në gjyqësi dhe drejtësi është thelbësore saktësia e gjuhës dhe qartësia e shprehjes, duke aluduar se është më mirë që e gjithë gjyqësia të jetë vetëm në gjuhën maqedonase.
Studenti Ademi i ka reaguar Siljanovskës, duke thënë se e drejta nuk mund të kufizohet në një gjuhë të vetme dhe se praktika ndërkombëtar këtë e dëshmon qartë.
“Në Finlandë, provimi i jurisprudencës zhvillohet në dy gjuhë: finlandisht dhe suedisht. Në Zvicër, kandidati zgjedh vetë gjuhën në të cilën testohet. Në Belgjikë, sistemi funksionon me...